Me ardhjen e motit të mirë, gjithnjë e më shumë njerëz u rikthehen aktiviteteve në natyrë. Shëtitjet në natyrë, loja me fëmijët në këndin e lojërave apo stërvitjet në ajër të pastër – pranvera është periudha ideale për të lëvizur më shumë dhe për t’u rikthyer në formë pas një periudhe më të gjatë me më pak aktivitet fizik.
Pasi hapësirat e mbyllura dhe pistat e vrapimit t’i zëvendësoni me parqe dhe shtigje në natyrë, mund të kuptoni se sfida më e madhe nuk është vetë stërvitja, por menaxhimi i duhur i energjisë. Pavarësisht nëse jeni fillestar apo vraponi rregullisht, këto katër këshilla do t’ju ndihmojnë të ruani vitalitetin dhe të shijoni çdo stërvitje.
1. Rriteni gradualisht intensitetin dhe kushtojini vëmendje frymëmarrjes
Pavarësisht nivelit tuaj të përgatitjes fizike, çdo stërvitje duhet të fillojë me një nxehje të shkurtër. Nëse jeni fillestar, kombinoni periudhat e vrapimit të lehtë me ecje dhe rriteni gradualisht ritmin.
Është veçanërisht e rëndësishme të merrni frymë në mënyrë të rregullt dhe natyrale. Sforcimi i tepërt që në fillim mund të çojë shpejt në lodhje dhe humbje të motivimit. Me një qasje graduale do të përmirësoni kondicionin fizik dhe do të mund ta shijoni aktivitetin fizik për një kohë më të gjatë.
2. Jini të qëndrueshëm dhe vendosni objektiva realiste
Për të përparuar, është e rëndësishme të mos bëni pauza shumë të gjata ndërmjet stërvitjeve. Për shumicën e njerëzve, 2 deri në 3 stërvitje në javë janë një bazë e shkëlqyer.
Në vend që të përqendroheni te shpejtësia, synoni vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë. Vendosni objektiva të vegjël dhe të arritshëm – çdo kilometër apo minutë shtesë aktiviteti është një hap përpara dhe një motivim shtesë.
3. Zgjidhni pajisjet e përshtatshme
Veshjet dhe këpucët e rehatshme mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e stërvitjes. Gjatë ditëve më të ngrohta, zgjidhni veshje sportive të lehta dhe që lejojnë ajrosjen, në mënyrë që trupi të qëndrojë i freskët.
Kushtojini vëmendje të veçantë zgjedhjes së këpucëve. Atletet sportive cilësore sigurojnë mbështetje më të mirë për shputat dhe nyjat dhe ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të lëndimeve dhe parehatisë gjatë vrapimit.
4. Dëgjoni trupin tuaj
Lodhja, përqendrimi i reduktuar dhe ndjesia e rraskapitjes janë sinjale që nuk duhet t’i injoroni. Sigurojini organizmit sasi të mjaftueshme lëngjesh, ushqyerje të larmishme dhe kohë për pushim dhe rikuperim.
Gjatë periudhave me aktivitet fizik të shtuar, nevojat për disa vitamina dhe minerale mund të jenë më të larta. Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin normal të energjisë, ndërsa hekuri kontribuon në transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
Prandaj, krahas aktivitetit të rregullt fizik dhe ushqyerjes së ekuilibruar, shumë njerëz zgjedhin mbështetje shtesë nga formula natyrale të lëngshme, si Floradix® Tonik me Hekur dhe Vitamina dhe Floradix® Magnez, si pjesë e rutinës së tyre aktive të përditshme.
Zakonet e vogla bëjnë një ndryshim të madh
Nuk ka rëndësi nëse vraponi 3 apo 30 kilometra. Më e rëndësishmja është të qëndroni aktivë, të shijoni lëvizjen dhe t’i siguroni trupit mbështetjen që i nevojitet.
Sepse energjia dhe vitaliteti nuk krijohen brenda natës – ato ndërtohen çdo ditë, hap pas hapi.





