Floradix® tonik me hekur dhe vitamina

Floradix®

Tonik me hekur 250 ml

Shtesë ushqimore

Vegjetarian

Pa laktozë

Pa konservues

Pa ngjyra

Pa alkool

Ose porositni direkt në:

Floradix® përmban hekur organik nga glukonat hekuri, vitaminat B2, B6, B12 dhe C, të cilat kontribuojnë në uljen e lodhjes dhe rraskapitjes dhe për një metabolizëm normal që jep energji.
Përveç kësaj, hekuri ndihmon në formimin normal të rruzave të kuqe të gjakut (i mbështetur nga vitaminat B6 dhe B12) dhe në formimin e hemoglobinës. Floradix® është i përshtatshëm për gratë, përfshirë nënat e ardhshme dhe
gjidhënëset, fëmijët, adoleshentët, të moshuarit, të saposhëruarit, vegjetarianët dhe ata me një stil jete aktiv.

Shishja të tundet mirë para çdo përdorimi. Të mos pihet drejt prej shishës. Të përdoret kapaku matës. Merret 30 minuta para vaktit.

Fëmijët 1-5 vjeç:
5 ml në ditë.
Fëmijët 6 – 14 vjeç: 10 ml në ditë.
Të rriturit dhe fëmijët 15 vjeç e lart: 10 ml 2 herë në ditë.
_______

  • Shishja përmban 12 doza ditore prej 20 ml.
  • Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Shtesat ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të shumëllojshme dhe të balancuar.
  • Gjithmonë mbështesni dhe praktikoni një mënyrë jetese të shëndetshme.
  • Ky produkt nuk përmban as alkool as konzervues kimikë.
  • Për të parandaluar fermentimin e përmbajtjes, shishja duhet të mbyllet menjëherë pas çdo përdorimi.
  • Ruajeni në frigorifer në pozicion të drejt.
  • Të konsumohet brenda 4 javësh pas hapjes.
  • Mbajeni larg fëmijëve të vegjël.
  • Ruajeni shishen e pahapur në një vend të freskët dhe të thatë (5–25 °C).

Ekstrakt ujor bimësh (54 %) nga: rrënja e karrotës , gjethë hithre, fletë spinaqi, rizoma e gramit zvarritës, frut kopre, algat ngjyrë kafe, lule hibiskusi. Përzierje e koncentrateve të lëngjeve të frutave dhe lëng fruti (29 %): dardha, rrushi, ribes i zi, manaferra, vishnja, portokalli, rrepa e kuqe, limon, me ekstrakt rogaçi, aromë natyrale, ekstrakt molle. Ekstrakt ujor nga maja, mjaltë, koncentrat lëngu nga kaça (0,9 %), glukonat hekuri (hekur), acid L-askorbik (vitaminë C), ekstrakt i embrionit të grurit, aroma natyrale, tiamin hidro-klorid (vitaminë B1), riboflavin natrium 5′-fosfat (vitaminë B2), piridoksin hidroklorid (vitaminë B6), cianokobala-min (vitaminë B12).

Vlerat ushqyese
100 ml20 ml
Vlera energjike416 kJ / 98 kcal83 kJ / 20 kcal
Yndyrna
prej tyre acide yndyrore të ngopura
< 0,5 g
0,2 g
< 0,5 g
< 0,1 g
Karbohidrate
prej tyre sheqerna
23 g
19 g
4,6 g
3,8 g
Proteina0,6 g< 0,5 g
Kripë0,06 g< 0,01 g
20 ml% NRV* / RDA* 20 ml
Hekur15 mg107
Vitaminë B11,6 mg145
Vitaminë B21,8 mg129
Vitaminë B60,8 mg57
Vitaminë B121,2 µg48
Vitaminë C16 mg20
* Vlera e referencës së lëndëve ushqyese