Si të “freskohemi“ gjatë ditëve të nxehta të verës – fizikisht dhe mendërisht

Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në atë se sa vapë ndiejmë. ☀️ Ndonjëherë, kur ditët janë veçanërisht të nxehta, mund të vërejmë se bëhemi më të paduruar, më nervozë ose thjesht ndihemi të mbingarkuar nga gjithçka që ndodh rreth nesh.

Kur jemi nën stres, të zemëruar ose të shqetësuar, trupi reagon. Mund të ndiejmë tension, frymëmarrje të përshpejtuar, ndjesi nxehtësie ose vështirësi në përqendrim. Ndërsa kur detyrimet grumbullohen, ndonjëherë kemi ndjesinë se thjesht na nevojitet një shkëputje e shkurtër nga gjithçka.

Momente të tilla janë pjesë e përditshmërisë. Por, ashtu siç gjatë një dite të nxehtë kërkojmë mënyra për ta freskuar trupin, ndonjëherë na nevojitet edhe një „cooldown“ i vogël për mendjen dhe trupin. 🌿

Ja disa mënyra të thjeshta për të ngadalësuar ritmin, për të bërë një pauzë të shkurtër dhe për t’iu rikthyer sërish ritmit tuaj.

1. Merrni frymë. Nxirrni frymën. Dhe ngadalësoni ritmin. 🌬️

Disa frymëmarrje të ngadalta dhe të thella janë ndoshta një nga mënyrat më të thjeshta për t’i dhënë vetes një pauzë – pavarësisht se ku ndodhemi.

Kur ndieni se tensioni po rritet, ndaloni për një moment. Merrni frymë thellë, nxirreni ngadalë dhe përsëriteni disa herë.

Të njëjtën gjë mund ta praktikoni edhe me fëmijët. Nëse vëreni se fëmija po shqetësohet ose po zemërohet, përpiquni t’ia drejtoni vëmendjen te frymëmarrja. Bëni së bashku pesë frymëmarrje të ngadalta dhe të thella ose thjesht numëroni deri në dhjetë.

Nuk është gjithmonë e nevojshme të përdorni një teknikë të veçantë. Ndonjëherë mjafton vetëm të ndalemi për një moment dhe t’i japim vetes pak kohë para se të reagojmë. 🤍

2. Dilni jashtë 🌿

Ndonjëherë një ndryshim i shkurtër i ambientit është pikërisht ajo që na nevojitet.

Dilni në ballkon, bëni një shëtitje në park ose uluni për disa minuta në hije. Kushtojini vëmendje gjelbërimit përreth, ajrit, tingujve dhe asaj që shihni në atë moment.

Kur temperaturat janë të larta, sigurisht, shmangni qëndrimin e zgjatur nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe zgjidhni orët e hershme të mëngjesit, pasditen e vonë ose një vend me hije. ☀️🌳

Po telefoni? Nëse mundeni, lëreni mënjanë të paktën për disa minuta. Pak kohë pa njoftime, biseda dhe shfletim të vazhdueshëm në telefon mund të jetë një pauzë e mirëpritur gjatë një dite dinamike. 📵

3. Freskohuni me ujë 💦

Gjatë ditëve të nxehta, uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të sjellë një ndjesi freskie në përditshmëri.

Noti, një dush me ujë të freskët e të këndshëm ose freskimi i shpejtë i fytyrës dhe duarve mund të jenë një mënyrë e mirë për të bërë një pauzë pas një dite të lodhshme. 🏊‍♀️

Nuk është gjithmonë e nevojshme të jetë pishinë apo det. Ndonjëherë edhe gjëra të thjeshta, si larja e fytyrës me ujë të freskët ose një dush i shkurtër, mjaftojnë për të krijuar një ndjesi të menjëhershme freskie.

Dhe, sigurisht, mos harroni hidratimin. 💧 Gjatë ditëve të nxehta, veçanërisht kur jemi fizikisht aktivë dhe djersitemi më shumë, është e rëndësishme të konsumojmë rregullisht lëngje.

4. Mos e injoroni tensionin – gjeni një mënyrë për ta çliruar 🧘

Zemërimi, frustrimi dhe nervozizmi nuk duhet domosdoshmërisht t’i shtypim. Më e rëndësishme është të mësojmë t’i dallojmë këto ndjenja dhe t’i japim vetes hapësirë përpara se të reagojmë në mënyrë impulsive.

Nëse ndieni se një situatë po ju shqetëson, largohuni për pak, nëse është e mundur. Bëni një shëtitje, merrni disa frymë thellë ose thjesht kaloni disa minuta vetëm.

Mund të ndihmojë edhe një kujtesë e thjeshtë:

"Kjo ndjenjë do të kalojë.“

Ndonjëherë pikërisht ato pak sekonda mes ndjenjës dhe reagimit mund të na ndihmojnë ta shohim situatën nga një këndvështrim tjetër. 🌿

5. Lëvizni – por përshtateni ritmin me verën 🚶‍♀️

Lëvizja është pjesë e një përditshmërie të shëndetshme, por gjatë ditëve me temperatura të larta nuk është e nevojshme të insistojmë në të njëjtin ritëm si gjatë muajve më të freskët.

Në vend të një stërvitjeje intensive gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, zgjidhni një shëtitje në mëngjes ose në mbrëmje, not, ushtrime të lehta për shtrirje ose aktivitet në një ambient të mbyllur dhe të freskët.

Dëgjojeni trupin tuaj. Vera ndonjëherë kërkon një ritëm pak më të ngadaltë – dhe kjo është krejtësisht në rregull. ☀️💚

Një "reset“ i vogël veror 🌿💦

Nuk mund t’i kontrollojmë gjithmonë temperaturat, detyrimet apo situatat që na krijojnë tension. Por mund të krijojmë momente të vogla gjatë ditës kur mund të ngadalësojmë ritmin dhe t’i kushtojmë pak kohë vetes.

🌬️ Disa frymëmarrje të thella.
🌿 Pak kohë jashtë.
💧 Mjaftueshëm ujë.
🚶 Pak më shumë lëvizje.
🤍 Disa minuta vetëm për veten.

Ndonjëherë nuk kemi nevojë për një ndryshim të madh. Një pauzë e vogël mund të jetë e mjaftueshme për të vazhduar me një ritëm tjetër.

Mbështetje shtesë për ditët dinamike me Salus® 🌿

Krahas një ushqyerjeje të larmishme dhe të ekuilibruar, konsumit të mjaftueshëm të lëngjeve, pushimit dhe aktivitetit të rregullt fizik, është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje edhe marrjes së duhur të vitaminave dhe mineraleve.

Flroadix® Magnesium

Floradix® Magnesium është një zgjedhje veçanërisht e përshtatshme për këtë temë, pasi magnezi kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, funksionin normal psikologjik, funksionimin normal të muskujve dhe ekuilibrin e elektroliteve, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes. 🌿

Floradix® Vitamin-B-Complex

Floradix® Vitamin B-Complex përmban një kombinim të vitaminave të grupit B, disa prej të cilave kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionin normal psikologjik, ndërsa disa vitamina të grupit B kontribuojnë gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Salus® Neuro Balance çaj

Ndërsa për ato momente kur thjesht dëshironi të ngadalësoni ritmin dhe të krijoni një ritual të vogël gjatë ditës, Salus® Neuro Balance – çaj organik me ashwagandha kombinon ashwagandha, pasiflora dhe melisa, me vitaminë C natyrale nga acerola. Një filxhan çaj mund të përshtatet bukur në momentet që i kushtoni vetes. 🍵🌿

Ndonjëherë mënyra më e mirë për të vazhduar përpara është që fillimisht t’i lejojmë vetes të ngadalësojmë pak ritmin. 💚

Postime të ngjashme

Vlerat kryesore të Salus

Burim natyral

Përdorim ekskluzivisht përbërës organikë nga burime të qëndrueshme. Përkushtimi ynë i plotë ndaj natyrës është thelbi i çdo formulimi.

Traditë dhe besim

Më shumë se një shekull përvojë në kërkimin e bimëve dhe prodhimin e produkteve natyrale shëndetësore. Një traditë të cilës mund t'i besoni.

Cilësi maksimale

Prodhimi sipas standardeve më të rrepta gjermane dhe evropiane (GMP). Garantojmë pastërtinë, sigurinë dhe efikasitetin e çdo partie.

Fuqi nga natyra